75 Mall Live Search
23:25 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kundërshtari i Juves e bindi Ronaldon të transferohet në Serie A

Cristiano Ronaldo është në prag të transferimit te Kampionët e Serie A, Juventus.

Sipas mediave italiane, ai që e ka bindur portugezin të vazhdoj karrierën në gadishullin apenin është ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti, shkruan indeksonline.

Sky Sport raporton se Ronaldo e ka telefonuar trajnerin e Napolit për ta pyetur për jetën në Serie A.

Ndërsa Correre dello Sport raporton se trajneri i ri i Napolit i ka thurur elozhe kampionatit italian, ku ai ka arritur suksese me Parma, Milan dhe Zonjën e Vjetër.

Gjithashtu, Ancelotti i ka thurur elozhe trajnerit të ardhshëm të Ronaldo-s, nëse portugezi vendos të kalojë në Serie A, Massimiliano Allegri: “Ai është trajneri i përsosur për ty,” raportohet t’i ketë thënë Ancelotti. /IndeksOnline/