E dhimbshme, u jepet lamtumira e fundit pesë anëtarëve të familjes Sadikaj (Video/Foto)
Një aksident i rëndë trafiku u bë shkaktar i humbjes së jetës për pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopijë i komunës së Suharekës.
Të dielën e javës së kaluar familja Sadikaj po udhëtonin me veturën e tyre në magjistralen Suharekë-Duhel ku edhe u aksidentuan drejt një autobusi.
Me këtë rast humbën jetën kryefamiljari, gruaja e tij, dy fëmijët dhe gjyshja, shkruan Indeksonline.
Tani është duke u bërë ceremonia e varrimit të pesë familjarëve. Në varrim po marrin pjesë shumë qytetarë të cilët edhe po i japin lamtumirën e fundit./Indeksonline/