08:48 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdon greva e minatorëve të Trepçës

Minatorët e Trepçës që nga dita e hënë kanë hyrë në grevë të përgjithshme. E gjitha kjo në shenjë të pakënaqësisë me draft-statutin dhe indiferencën e institucioneve përgjegjëse të vendit me vërejtjet dhe kërkesat e tyre rreth këtij draft-statuti.

Me grevën të gjitha punët në Trepçë janë ndërprerë, përveç në vendet kyçe ku është cekur se do të mbahet kujdestari që të mos rrezikohet miniera.

Po ashtu, punëtorët e kësaj miniere patën paralajmëruar se pa u plotësuar kërkesat e tyre, ata nuk do të punojnë.

Ndryshe, disa nga kërkesat e minatorëve janë ligji për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, ligji për invalidë, sigurimi shëndetësor, etj./Indeksonline/