Të burgosurit e burgut të Dubravës në grevë, SHKK jep detaje!
Të burgosurit në Pavjonin 1, në burgun e Dubravës sot kanë mbajtur një grevë disa orëshe duke refuzuar kështu të dalin në vend punimet e tyre.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtari për informim i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Jeton Kabashi.
Ai ka thënë se ky refuzim i tyre është i pa justifikueshëm, mirëpo ka bërë të ditur se disa prej grevistëve i janë kthyer rutinës.
“Ju informojnë se sot të burgosurit e pavijonit 1,në Dubravë kanë refuzuar të dalin në vend punimet e tyre. Ky refuzim vjen si reagim i tyre pas marrjes nga ana e menaxhmentit të kësaj qendre të disa veprimeve që shkojnë ne interes të sigurisë në ketë pavijon. Natyrisht se reagimi i tyre më mos dalje në punë është i pa justifikueshëm. Gjatë ditës gjysma e tyre ju kanë kthyer rutinës normale duke u larguar nga ky refuzim”, thuhet në përgjigjen e Kabashit dhënë për Indeksonline.