Zyrtare: Arsenali transferon mesfushorin francez (Foto)
Skuadra e Arsenalit nuk e ka ndërmend të ndalet duke trasnferuar futbollistë.
“Topçinjtë” sapo kanë bërë të ditur se kanë transferuar mesfushorin francez, Matteo Guendouzi, për një tarifë të pazbuluar, shkruan IndeksOnline.
19-vjeçari e nisi karrierën në PSG, para se t’i bashkohej klubit të akademisë së Lorient në vitin 2014.
Matteo debutoi në vitin 2016 në moshën 16-vjeçare dhe bëri afro 30 paraqitje.
Francezi do ta mbajë fanellën me numrin 29./IndeksOnline/