Aksident afër Komoranit, tri automjete të përfshira (Foto)
Një aksident trafiku mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton Indeksonline.
Aksidenti ka ndodhur afër Komoranit ndërsa ende nuk ka informacione rreth gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.
Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia rrugore e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të aksidentit./Indeksonline/