Spiunohet BMW X6 i ri [Foto]
Tani që Audi ka zbuluar modelin e ri Q8 dhe Porschme tashmë është duke testuar një version fantastik Coupe të Cyanne, BMW ka gati kundërpërgjigjen.
Ajo cka ka gati BMW është një gjeneratë e re e makinës e cila filloi në vitin 2007, e ashtuquajtur si gjyshi i makinave SUV Coupe.
Bëhet fjalë për modelin X6, i cili është spiunuar në formë prototipi pranë fabrikës së BMW-së në Spartanburg të SHBA-ve shkruan IndeksOnline.
Ky prototip duket të jetë i veshur me një paketë M Sport, duke gjykuar nga dizajni i tij i parakolpave të përparmë dhe kallamat e përparme multi-piston blu ‘M’. Gjithashtu përmban kapele të pasqyrës argjendi dhe katër auspuh.
X6 i ri pritet të vije me opsione sDrive40i, xDriv40i apo M50i i cili thuhet se do të përdorë motor 4.4 litërsh V8 nga M850 xDrive.
BMW pritet të zbulojë vitin e ardhshëm këtë model të ri, si një rival për Mercedes GLE Coupe, Audi Q8 dhe Porsche Cayenne Coupe. /IndeksOnline/