Përleshje në Prishtinë, arrestohen katër persona
Një përleshje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Prishtinës. Kjo ka ndodhur në mes të katër personave të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore.
Për këto lëndime ata kanë pranuar edhe tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.
Ndryshe, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerë janë liruar./Indeksonline/