75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Takimi i sotëm me Vuçiqin ishte më i vështiri në këto gjashtë vitet e fundit (Video)

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit që pati me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ai theksoi se ky takimi ishte më i rendi në këto gjashtë vitet e fundit.

“Ka qenë takim i shkurtër, takim jo i lehtë, shumë i vështirë. Ma  i rëndi në këto gjashtë vitet e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, takimet e ardhshme do të jenë edhe më të vështira. Ka qenë takim i rëndë, sepse Serbia ende mendon që Kosova është pjesë e saj, ende jeton me mentalitetin e së kaluarës”, ka thënë Thaçi pas takimit, raporton Indeksonline.

“Po punojmë maksimalisht që të arrijmë marrëveshje përfundimtare. Unë shoh dritë në fund të tunelit, por do të jetë e vështirë. Vuçiq duhet të kuptoj që Kosova është vend sovran, por duhet të punojmë ende që të arrijmë marrëveshje përfundimtare”, ka theksuar tutje Presidenti Thaçi.

“Kemi biseduar për dialogun, procesin dhe hapat që duhet të ndërmarrim tutje. Ne si delegacion përmbyllëm takimin me zonjën Mogherinin, me të cilën diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për dialogun, normalizimin e raporteve dhe  për arritjen e marrëveshjes finale. Gjithashtu për hapat konkret që duhet të ndërmarr Kosova në raport me BE-më që të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave”, ka thënë ndër të tjerash ai, raporton Indeksonline.

Tutje Thaçi është shprehur se marrëveshja finale do të lehtësonte të ardhmen e dyjave vendeve.

Ai ka shtuar se Serbia duhet të lirohet në kuptimin mental ndaj asaj që i ka bërë Kosovës.

Kjo marrëveshje lehtëson të ardhmen e dy vendeve për të sjell mirëkuptim dhe pajtim. Nuk pres që procesi të lehtësohet në ditët e javët e ardhshme, pres vështirësi dhe pengesa si dhe provuese më të rënda në maratonën e negociatave. Dialogu nuk ka alternativ pro, duhet të jetë i dinjiteshëm për të dy vendet, tash se si do të sillet Serbia u takon atyre. Por,  por sa më herët që lirohemi nga e kaluara, e kuptojnë realitetin e Kosovës sovrane do të jetë më mirë. Ne nuk parashtrojmë kërkesa ndaj Serbisë në takim, ne veprojmë sipas kushtetutës. Ende po mungon guximi që Serbia të lirohet nga barra e padrejtë që i ka bërë Kosovës. Serbia duhet të lirohet në kuptimin mental ndaj asaj që ia ka bërë Kosovës. Nuk ka rikthim prapa, ne këtu jemi për të fituar e jo për të humbur, ose do të paguajnë çmim të madh dy vendet, është shumë me rëndësi që BE është unik në mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi”, ka theksuar tutje Thaçi./Indeksonline/