Pacolli: Populli i Kosovës së shpejti do të marrë dritën e gjelbër për të udhëtuar pa viza
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i është gëzuar lajmit për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Përmes një deklarate ai ka thënë se populli i Kosovës së shpejti do të marr dritën e gjelbër për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.
Më në fund Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Populli i Kosovës do të marrë së shpejti dritën e gjelbër për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Tani është koha që Parlamenti i BE dhe Këshilli Evropian të marr vendimin. Ngadalë, por me hapa konkretë po i afrohemi familjes së madhe evropiane”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/