13:25 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lutja e Apostolovës në drejtim të institucioneve të Kosovës

Është hapur sot “Java Kundër Korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.

Natalya Apostolova shefe e zyrës së BE në Kosovë, tha se korrupsioni si fenomen prish imazhin e Kosovës. Ajo ka thënë se një pako e ligjeve për luftimin e korrupsionit janë miratuar, por edhe duhet të zbatohen.

Ajo tha se kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të marrin masa të rrepta kundër korrupsionit. Apostolova ka thënë se Ligji penal, Ligji për mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe të tjerë duhet të zbatohen.

“Ne si Bashkim Evropian kemi një qëllim ta luftojmë këtë fenomen të rrezikshëm i cili mbetet i thellë në shumë fusha, korrupsioni e prish imazhin e Kosovës, minon besimin tek institucionet. Ne kemi kërkuar nga Kosova që ta luftojë korrupsionin përmes marrëveshjeve të deritanishme. Këtë politika mbesin në dorën e politikanëve kosovar, kohëve të fundit ka pasur ligje të mira për luftimin e saj, kodi penal , ligji i informatorëve, por se miratimi i tyre duhet të zbatohet”, tha Apostolova.

Apostolova ka shtuar se Kosova ende po përballet me korrupsion, por duhet luftuar bashkë për çdo ditë të vitit.

“E lusim Kosovën te kryejnë reformat sa më shpejtë, sepse korrupsioni e zhvillon Kosovën, krijon vende të reja të punës, ekonomi më te mirë, kushte më të mira për jetë dhe imazhi i saj në përgjithësi. Sot po fillon java e korrupsionit dhe duhet të dimë që luftimi i korrupsionit është që don angazhim çdo ditë të vitit dhe vetëm një aksion i përbashkët do të sjellë një të ardhme më të mirë”, ka theksuar Apostolova.