11:46 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

E zbulon shoku i afërt, ylli i Botërorit arrin marrëveshje me Chelsean (Foto)

Ish ylli i Cska Moskës për 7 vite me radhë, Sergei Chepchugov ka zbuluar se shoku i afërt i tij, Aleksandr Golovin ka arritur marrëveshje me Chelsean.

Me një postim në Instagram, futbollisti rus e uron yllin e Botërorit për zgjedhjen e re në karrierë.

“Kur erdha në stërvitjen e parë te CSKA, ju thashë të gjithëve se do të jetë një yll i madh Dy vjet më vonë, tani do të shkosh në ekipin e madh evropian. Uroj që të ndihesh i lumtur në Chelsea. Të dëshiroj karrierë të madhe” i shkruan Chepchigov, Golovinit.

Për mesfushorin 22 vjeçar së fundi kishte shprehur interes edhe Juventus, por që prania e Abramovich te Chelsea ka bërë që ylli i Cska Moskës të zgjedhë skuadrën angleze./Indeksonline/