Ja si ndodhi aksidenti ku është i përfshirë Presidenti i Kosovës (Video/Foto)
Vetura e Policisë së Kosovës e cila ishte pjesë e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit.
Vetura e mbrojtjes së afërt e ka goditur fillimisht veturën në të cilën ndodhej presidenti e më pas ajo është përplasur me një kamionetë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë raportuar për Indeksonline se dëmet në automjete janë të mëdha porse nuk ka viktima në këtë aksident./Indeksonline/