75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Limaj falënderon bizneset e diasporës për mundësinë që po ua jep prodhimeve vendore

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj në një vizitë bërë në ditën e hapjes së  panairit me produkte vendore në kuadër të ditëve të Diasporës, u ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme bizneseve shqiptare të diasporës, të cilët, siç thotë, ai kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e promovimit te prodhimeve tona vendore në vendet perëndimore.

“Falënderoj organizatorët, si asnjëherë më parë që neve na është dhënë rasti t`i shohim prodhimet tona në vende të Evropës, kjo ka ardhur në saje të biznesit që e bënë diaspora me prodhimet vendore, nuk ka familje në diasporë që nuk e ka një veshje kombëtare një shenjë kombëtare.” ka thënë ndër tjerash zv/kryeministri Limaj.