75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hasani: Kosova do të bëhet pjesë e organizatave studentore të Evropës

Këshilltari i Kryeministrit, Avdullah Hasani, Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, gjatë një takimi me studentë, ka folur lidhur me refuzimin që është bërë në fillim të këtij viti, pas lobimit të Serbisë, që studentët kosovarë të mos anëtarësohen në Unionin e Studentëve të Evropës.

Ai ka thënë që Këshilli studentor dhe Qeveria e Kosovës përmes dikastereve gjegjëse po i kryejnë obligimet dhe kriteret që kërkohen .

“Institucionet e Kosovës dhe ministritë e linjës tani më kanë shumëfishuar angazhimin e tyre ligjor, që të rrisin dinamiken e aktiviteteve dhe kërkesave, sidomos plotësim ndryshimin e rregulloreve dhe udhëzimeve të brendshme që studentët kosovarë të mos kenë probleme të anëtarësohen në këto organizata shumë të rëndësishme që shërbejnë si ura të komunikimit mes bashkë moshatarëve evropian”, theksoi Hasani

Hasani po ashtu tha se do të rritet edhe niveli i lobimit dhe fushatave tek vendet që kanë refuzuar të votojnë pro këtij anëtarësimi.