75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kina i jep leje Facebookut, të nesërmen ia merr

Vetëm një ditë pasi Facebook fitoi një leje për të hapur një degë në Kinë , qeveria kineze ka tërhequr vendimin. Facebook planifikoi të hapë një degë prej 30 milionë dollarësh të quajtur Facebook Technology (Hangzhou)për të dhënë këshilla në bizneset vendase.

Refuzimi i papritur rrjedh nga një mosmarrëveshje midis autoriteteve kineze, thuhet në njoftim. Në fakt leja Facebookut i është dhënë nga autoritetet lokale, por që është refuzuar sot nga Administrata e Kibernetikës së Kinës.

Kjo do të ishte hera e parë që Facebook me sukses u zgjerua në Kinë pasi Pekini bllokoi platformën në vitin 2009 pas përdorimit të tij nga aktivistët e pavarësisë së Xinjiang./Indeksonline/

Temat: