Braktisi karrierën për t’u shndërruar në një shtëpiake “të devotshme” për burrin e saj
Një grua e re e fiksuar me vitet 1950 ka lënë çdo gjë pas edhe veshjet e saj moderne për të përqafuar stilin e saj të cilësisë së mirë- dhe madje ka lënë edhe punën e saj për t’u bërë një shtëpiake për burrin e saj.
Jemima Collins, 28 vjece nga Brisbane, ka rikrijuar epokën e kaluar me koleksionet e saj të veshjeve të viteve 50-ta, broshura antike, kapele elegante dhe doreza të holla dhe tërheqë shikime kureshtare nga njerëzit kurioz për ndjenjën e saj të modës.
Por Jemima bëri edhe një hap tjetër. Ajo hoqi dorë nga karriera e saj kriminologjike për t’u shndërruar në një grua amvise për bashkëshortin e saj Jack, 29 vjeç.
“Dua të jem shtëpiake. Njerëzit mund të thonë se po shkoj kundër feminizmit, por kjo është krejtësisht zgjedhja ime”, tha ajo.
“Unë dhe bashkëshorti im kemi disa rregulla tradicionale në shtëpi. Detyra ime si shtëpiake është të kujdesem për shtëpinë dhe burri im shkon për të punuar. Është krejtësisht zgjedhja ime dhe më bën më të lumtur sesa kam qenë ndonjëherë”, ka thënë ajo./Indeksonline/