Sa të thjeshtë, Obama e Biden drekojnë në një restorant të lirë (Foto)
Ish-presidenti Barak Obama dhe nënpresidenti Joe Biden janë takuar për drekë në një restorant në Georgetown.
Si dy qytetarë të thjeshtë, ish udhëheqësit e Amerikës kanë drekuar në restorantin aspak luksoz, Dog Tag Bakery, shkruan Indeksonline.
Obama e Biden ishin mjaft atraktiv duke bërë edhe humor në drekën e të hënës.
Kur qytetarët panë se në restorant ishin dy të famshmit amerikan, turma ishte mbledhur jashtë për të ndarë foto e momente të afërta me ta./Indeksonline/