Haradinaj: Do të reflektojmë në rastin e Gjergj Dedajt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për kërkesën e Grupit Parlamentar 6+ për të shkarkuar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se do të reflektohet për këtë çështje, raporton Indeksonline.
“Ka shumë fake news në Kosovë, është bërë shumë trend dhe nuk po e di saktë, por si qeveri e Kosovës është e papranueshme për ne gjuha urrejtëse, ofenduese dhe deklarimet për Republikën e Turqisë nuk janë në përputhje me Qeverinë e Kosovës. Do të reflektojmë në përputhje me atë që ka ndodh, por më shumë nuk mund të them diçka tjetër”, ka theksuar Haradinaj. /Indeksonline/