Lazio prezanton dy blerjet e reja (Foto)
Lazio po vazhdon me transferime për të qenë më konkurruese në sezonin e ardhshëm në Serie A dhe Europa League.
Skuadra nga kryeqyteti italian ka prezantuar dy blerjet e reja gjatë kësaj merkato.
Bëhet fjalë për Milan Badelj dhe Jaquin Correa.
Lazio ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mesfushorin kroat që vjen nga Fiorentina si dhe kontratë pesë vjeçare me futbollistin argjentinas.
Correa ka qenë pjesë e Sevillës për dy vite, ku ka zhvilluar 47 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.
Ndërsa Badelj për katër vite te Firorentina ka zhvilluar 108 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. /IndeksOnline/