Propozimi i Shpend Ahmetit për dialogun, i bën thirrje urgjente Kuvendit të Kosovës
Lideri i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmeti i ka bërë thirrje urgjente Kuvendit të Kosovës për të ndaprerë pushimin e që sipas tij duhet t’i kthehet përgjegjësisë politike.
Sipas Ahmetit, nuk ka kohë për pushim dhe se duhet që të me 2/3 e votave në Kuvend të mandatohet ekipi negociues.
“Ndarje, shkëmbime e autonomi janë vetëm disa opcione të cilat po përmenden e diskutohen nga eksponentë të ndryshëm politik në Kosovë, Serbi e gjetiu. Besa edhe miqët tone ndërkombëtarë që deri dje kanë folur kategorikisht kundër disa opcioneve, tash po thonë se gjithcka është në tavolinë.
E Kuvendi I Kosovës në pushim!!!
Ska kohë për pushim. Urgjentisht Kuvendi I Kosovës duhet ta ndërpres pushimin dhe ta merr përgjegjësinë politike, ligjore e kushtetuese që ka. Duhet të ndërpritet avantura jolegjitime e Thacit I cili po diskuton pa mandat, pa autorizim ligjor e pa legjitimitet politik.
Kuvendi I Kosovës duhet që me 2/3 e votave ta mandatojë edhe ekipin negociues e edhe platformen duke marr kështu udhëheqjen e procesit dhe duke garantuar mbrojtjen e interesave të Republikës tone” ka thënë Ahmeti./Indeksonline/