Vetura godet një këmbësore në Prishtinë [Foto]
Një veturë ka goditur para pak minutash një këmbësore në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Kodra e Trimave”.
Rastin e ka treguar për Indeksonline Komandanti i Trafikut në Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën në drejtim të Podujevës. Sipas tij, një viktimë femër është goditur nga vetura e tipit “Hyunday” në vija të bardha.
Mësohet se viktima është e moshës diku rreth 55 vjeçare.
Më tutje, Fejzullahu ka thënë se sipas ekipit mjekësorë është konstatuar se viktima nuk ka lëndime serioze, megjithatë ka pranuar trajtim mjekësorë./Indeksonline/