Arrestohet me forcë një person (Video)
Policia e Kosovës ka hasur në rezistencën e një personit gjatë arrestimit.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Korenicë të Komunës së Gjakovës.
Një dëshmitar për Indeksonline ka dërguar një video, ku shihet vetura e policisë me pjesëtarë të cilët i vënë prangat një qytetarit.
Mirëpo, në këto pamje shihet se si personi në fjalë i reziston arrestimit, duke bërë që zyrtarët policor të arrestojnë me forcë.
Nuk dihen motivet e këtij rasti./Indeksonline/