75 Mall Live Search
07:16 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njihuni me bukuritë e “Kështjellës së Pambukut” në Turqi

Temperaturat e larta, uji për t’u freskuar e “bora“ përreth,  e bëjnë shumë të veçantë këtë vend që po e shihni në fotografi.

“Kështjella e Pambukut”  në Turqi ose e njohur ndryshe si “Pamukkale” është një vend i mrekullueshëm në Provincën Denizli në Turqinë Jug-perëndimore.

Qyteti përmban burime të nxehtë, tarraca të mineraleve karbonate të mbetura nga uji i rrjedhshëm.

Shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës, pushojnë në një nga pishinat në “Shtëpinë e Pambukut”.

Andaj ky vend ia vlen që të vizitohet, përndryshe ky është destinacioni turistik numër një në rajonin e Anadollit të Turqisë.