75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Trajneri, Brad Greenberg largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg është larguar nga reprezentacioni kosovar pasi i ka skaduar kontrata.

Greenberg arriti sukses historik me djelmoshat kosovar duke e kaluar me sukses fazën parakualifikuese për Kampionatin Botëror, ”Kina 2019”.

Lajmi është bërë i ditur nga KTV, kryetari i FKB-së ka bërë të ditur se instuticioni që drejton ai është në kërkim të një trajneri të ri.

Kreu i FBK-s ka bërë të ditur se janë në kërkim të një trajneri, i cili është nga regjioni ynë dhe që e njeh mirë basketbollin ballkanik.

Përfaqësuesja kosovare do t’i fillojë në shtator ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2011./IndeksOnline/