75 Mall Live Search
22:01 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ramos lë një koment befasues pasi Vazquez ishte kapiten në ndeshjen, Real – Juve

Thuani çfarë të doni rreth Sergio Ramos, por pa dyshim ai do të konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij, shkruan IndeksOnline.

Deri më tani në karrierën e tij, ai i ka fituar 20 tituj, duke përfshirë, Kupën e Botës, dy herë Kampionatin Evropian, katër herë Champions Leaguen dhe aq tituj të La Ligas.

Real Madridi do ta fillojë sezonin me trajnerin e ri, Julen Lopetegui dhe pa golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, dhe në turneun para-sezonal ishin pa Ramosin.

Mbrojtësi nuk është paraqitur në turneun para-sezonal të Real Madridit pas pushimeve të zgjatura pas Kupës së Botës, por duket se mendët i ka pasur te skuadra e tij.

Real Madridi e mposhti Juventusin të shtunën, dhe Ramos lansoi një koment interesant në Instagram te Lucas Vazquez, i cili ishte kapiten i skuadrës në mungesë të tij.

Seguimos cogiendo ritmo ⚽? #RMTour #HalaMadrid

A post shared by Lucas Vázquez (@lucasvazquez91) on

Pas fitores, 3-1 ndaj Juventusit, Lucas postoi një foto në Instagram me shiritin e kapitenit, me përshkrimin: ”Ne e mbajmë ritmin”.

Dhe siç mund ta shihni më poshtë, të dy, Karim Benzema dhe Ramos, replikuan në postimin e 27-vjeçarit.

”Ju keni vetëm katër vite të tjera për të shkuar. Dheb pastaj do t’ju jap shirtin e kapitenit”, ishte komenti i 32-vjeçarit./IndeksOnline/

p1ck5vl60k1ntlv9u1ppf1lhv1qvv9.jpg