Kyle Edmund pëson humbje zhgënjyese nga Diego Schwartzman në Toronto
Tenisti numër një britanik, Kyle Edmund ka pësuar humbje zhgënjyese me rezultat, 2-0 në sete, 6-1, 6-2, nga Diego Schwattzmann në raundin e parë të Rogers Cup në Toronto, Kanadë.
Edmund, i cili renditet në vendin e 16-të në ranglistën botërore, është mposhtur pas një ore lojë nga numri 12 i botës, argjentinasi, Schwartzman.
Schwartzmann menjëherë mori kontrollin e lojës duke marrë avantazhin qysh në shërbimet e para.
Edmund u rikthye në lojë, 2-2 në setin e dytë para se argjentinasi ta merrte epërsinë më tutje.
Humbja për britanikun erdhi pas fitores ndaj bashkëkombasit të tij, Andy Murray në Washington Open javën e kaluar./IndeksOnline/