13:35 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arbëresha e nisë punën si zëvëndësministre, dy ditë pasi u pa me veturë zyrtare te “frizerka”

Ish kryesuesja e asambleistëve të Nismës në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi e ka nisur sot punën si zëvëndësministre në Ministrin e Tregtisë e Industrisë.

Me një status në Facebook, Krasniqi ka thurur lavde për Nismën duke dhënë edhe betimin se do të kryej këtë punë me nder.

Por, ndershëm nuk duket se e ka nisur ajo detyrën si zëvëndësministre.

Tre ditë më parë, një portal nga Malisheva i kishte publikuar asaj fotografitë ku shihet duke përdorur veturën zyrtare në një sallon ondulimi./Indeksonline/