75 Mall Live Search
18:58 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester United nënshkruan marrëveshje të madhe

Dy ditë pa përfunduar merkatoja, Manchester United ka nënshkruar një marrëveshje të re.

Fatkeqësisht për tifozët e United nuk bëhet fjalë për ndonjë lojtarë po për një sponsor të ri, shkruan Indeksonline.

Klubi anglez në tre vitet të ardhshme do ta ketë për partner biznes markën e pijes alkoolike uiski “Chivas”.

Sigurisht kjo nuk ju ka pëlqyer tifozëve pasi që udhëheqësit e klubit kanë qenë shumë të heshtur këtë merkato duke bërë transferimin e portierit Lee Grant që do të jetë zgjedhja e tretë në portën e United, në mbrojtje kanë transferuar vetëm mbrojtësin Delot kurse në mesfushë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Fred. Ndeshjet para sezonale treguan formën e dobët që po kalon kjo skuadër.

Manchester United në orët e fundit kanë qenë të lidhur me transferimin e mbrojtësve Harry Maguire, Toby Alderweireld dhe Yerri Mina./Indeksonline/