75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lumezi kërkon verifikim të çdo mosveprimi para vrasjes në Gjakovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë që urgjentisht të fillojë grumbullimin e informatave për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale.

Lumezi përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka kërkuar që të nxjerrët menjëherë aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër çdo personi të involvuar në kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, për të cilat ka qenë i obliguar t’i ndërmarrë.

Kjo ndërlidhet  me kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së vrarë para disa ditësh në fshatin Bretkoc të Komunës të Gjakovës.