Përdhunoi të miturën, ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës
Billy Ray Irick, tani 59 vjeç, ka kaluar 30 vjet në Rreshtin e Vdekjes, por në më pak se 24 orë ai do të ekzekutohet me një injeksion vdekjeprurës, transmeton Indeksoline.
Një burrë që ka përdhunuar dy herë një vajzë 7 vjeçare dhe e ka marrë frymën duke e mbytur për vdekje, do të japë frymën e tij të fundit nesër.
Më në fund do të vendoset drejtësia për vajzën e vogël, Paula Dyer.
Irick ishte dashur të kujdesej për vajzën së bashku me katër vëllezërit e motrat e saj, kur ai nisi sulmin e tij vrasës në prill të vitit 1985 në Knoxville të Tennessee.
Prindërit e Paulës, Kenny dhe Kathy kishin marrë Irick për ta mbështetur, kur ishte 26 vjeç, pasi dëgjuan fëmijërinë e tij traumatike, ku ai duroi vite abuzimi dhe luftonte me alkoolin dhe drogën.
Ai punonte si pjatalarëse kur takoi Kenny duke krijuar miqësi. Më pas, Irick u zhvendos në shtëpinë e tyre së bashku me pesë nga tetë fëmijët e familjes.
Por, në mëngjesin e vrasjes së Paulës, Irick ishte zënë me Kathy dhe ajo e kishte nxjerrë jashtë. Dhe megjithëse ishte në mëdyshje, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta lejonte atë të bënte rolin e babysisterit teksa shkoi për të punuar.
Vetëm disa orë më vonë, Irick e thirri Kenny dhe i tha atij se ai ishte “i paaftë të zgjonte Paulën”.
Paula u gjet gjysmë e zhveshur në shtratin e nënës së saj me një pellg gjaku midis këmbëve. Ajo u dërgua në spital ku mjekët u përpoqën për 45 minuta për ta shpëtuar.
Gjykatësi, John James Duncan Jr, e përshkroi incidentin si rasti më brutal në karrierën e tij./Indeksonline./