Rita për pushime në Itali, me të edhe i dashuri
Rita Ora dhe i dashuri i saj, Andrew Watt po qëndrojnë në Itali për pushimet e kësaj vere, shkruan Indeksonline.
Çifti ka udhëtuar drejt Italisë ku menjëherë janë fotografur nga paparacët.
Duket se ata tashmë janë vendosur në Sardenjë të Italisë, për të kaluar pak kohë me të dashurin edhe pse bukuroshja ende s’e ka konfirmuar lidhjen e saj me Watt.
Rita është shfaqur me veshje mjaft verore, sikurse edhe Watt me syze dielli.
Këngëtarja besohet se do të performojë në MTV-VMA. Po ashtu Rita është e nominuar si artistja më e mirë femër./Indeksonline/.