Arrihet marrëveshja, Bacca transferohet te kjo skuadër
Carlos Bacca do të transferohet në Portugali te Sportingu i Lisbonës.
Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje dhe kolumbiani pritet të udhëtoj menjëherë drejtë kryeqytetit portugez për të përmbyllur procedurat.
Sporting do t’i paguaj Milanit 3 milionë për huazim me të drejtë blerje për 18 milionë.
Bacca u transferua te shtatë herë kampionët e Evropës në vitin 2015, ku në 70 ndeshje ka shënuar 31 gola.
Në sezonin e fundit ai ishte i huazuar te Villarreal ku shënoi 15 gola. /IndeksOnline/