Kujdesi i duhur për thonjtë e dobët
Aktivitetet dhe punët e shumta në shtëpi i bëjnë duart dhe thonjtë tuaj edhe më të brishtë.
Lexoni më poshtë disa këshilla përmes së cilave mund të bëni që thonjtë tuaj të jenë më të fortë:
Produktet që përdorni, kujdes me to
Acetoni tradicional është mjaft agresiv për thonjtë. Kufizoni përdorimin e tij në një herë në javë apo shikoni alternativa më delikate, të tilla si tretës të bazuar në vajra natyrorë për thonjtë.
Thonjtë e gjatë, armiku juaj
Duke mbajtur thonj të shkurtër do të parandaloni edhe thyerjen e tyre. Është mirë të shmangni edhe heqjen e smaltit kur ai fillon të hiqet, pasi ky veprim dobëson sipërfaqen.
Kujdes i veçantë për thonjtë e thyer, riparim i menjëhershëm
Kur një thua thyhet, duhet ta prisni ose ta shkurtoni me kujdes.