Ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit transferohet në Zvicër
Ish mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit, Alex Song është transferuar tek ekipi zviceran Sion. 30 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Sion, e cila është në pozitën e katërt pas katër ndeshjeve në Super Ligën e Zvicrës.
Song është stërvitur me ekipin zviceran që nga janari kur u largua nga Rubin Kazan por tani është bërë lojtar i Sion zyrtarisht.
Song do të luaj përkrah shqiptarit Pajtim Kasami që është edhe kapiten i ekipit. /Indeksonline/