75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prokurori kosovar shkon në Amerikë, lë pozitën pa dhënë shpjegime

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj nga Istogu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Dyshimet e para janë se Blakaj kishte pasur kërcnime gjatë punës së tij si hetues i rasteve të terrorizimit dhe listave të fyera të veteranëve.

Vet Blakaj deri tani nuk është deklaruar, ndërsa kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka konfirmuar se prokurori i dorëhequr kishte pasur kërcënime.

Indeksonline ka provuar të marr një përgjigje nga Blakaj, mirëpo, numri i tij është i paqasshëm për shkak se ai gjendet në Amerikë.

Blakaj nga atje ka lajmëruar dorëheqjen, pa dhënë ndonjë arsye apo shpjegim lidhur me këtë.

Deri tani, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare përkitazi me këtë çështje./Indeksonline/