14:54 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Feniksi tërhiqet nga çdo aktivitet sportiv

Klubi i trofeshëm i futsallit kosovar, Feniksi, është larguar nga garat edhe zyrtarisht.

Lajmin e papritur Feniksi e ka konfirmuar në Facebook.

“Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv.

Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj.

Duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm dhe gjithë akterët pjesëmarrës në skuadër, lojtarët e deritanishëm, trajnerët dhe staffin e tyre përcjellës , urojmë që të jemi skuadra e fundit e sportit kosovar që merr një vendim të tillë.

Falënderime të përzemërta për tifozët tanë të veçantë nga qyteti i Drenasit, dhe jo vetëm.
Suksese në vazhdimsi dhe falënderime të gjitha skuadrave rivale që kemi patur deri sot Faleminderit Kosovë, UEFA dhe ju dashamirë të sportit”, thuhet në njoftim.