75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kante zbulon objektivat e këtij sezoni, por çfarë thotë për triumfin në Kupën e Botës?

Ai e ka fituar Kupën e Botës, dy herë titullin e Premier Leagues radhazi, një FA Cup dhe e ka arritur finalen e Euro 2016 në vetëm tri vite të jashtëzakonshme.

N’Golo Kante filloi nga ”zero” tani këtë sezon, dhe dëshira e tij për të fituar tituj është edhe më e madhe.

Mesfushori i Chelseat ka shijuar një periudhë fantastike në karrierën e tij që prej se iu bashkua Leicester Cityt në vitin 2015 për 5.6 milionë funte.

Ai ka qenë lojtar krucial i ”Dhelprave” në sezonin e tij debutues, kur edhe e fituan titullin e Premier Leagues duke e shkruar historinë, transmeton IndeksOnline.

Ngolo Kante of Leicester City poses with the Premier League Trophy with his family as players and staffs celebrate the season champion after the Barclays Premier League match between Leicester City and Everton at The King Power Stadium on May 7, 2016 in Leicester, United Kingdom.

Pas këtij suksesi madhështor, Kante u transferua te Chelsea për 32 milionë euro, ku ndihmoi menjëherë skuadrën për ta fituar titullin e Premier Leagues.

Pasi e ndihmoi Chelsean ta fitojë titullin e FA Cup sezonin e kaluar, Kante luajti rol krucial në triumfin e ”Gjelave” në Kupën e Botës në Rusi.

Njeriu që arriti në futbollin anglez si një i panjohur, tani konsiderohet si njëri prej mesfushorëve defanziv më të mirë në botë.

Por, Kante, tha: ”Është një sezon i ri, ne të gjithë fillojmë nga zero sërish dhe kjo është mënyra se si shkon puna jonë”.

”Çfardo që keni bërë në të kaluarën, është harruar shpejt. Ne të gjithë tani duhet të dëshmojmë se jemi të fortë. Dhe shpresoj se do të arrijmë suksese sërish”./IndeksOnline/