Ushtria serbe kryen trajnime në Rashkë, Vulin thotë se armatosja nuk është më e rëndësishmja (Foto)
Ushtria serbe ka vazhduar edhe sot me trajnime.
Madje për t’i vizituar ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjës serb, Aleksandar Vulin. Ai përderisa ka qëndruar në Rashkë në bazën e trajnimit në afërsi të kazermës ‘Stefan Nemanja’ ka folur edhe rreth përforcimit të ushtrisë, transmeton Indeksonline.
Ai me këtë rast tha se Ushtria e Serbisë i kushton vëmendje të veçantë trajnimin të anëtarëve të saj dhe kurrë nuk është e mjaftueshme armatosja e teknologjitë më moderne, nëse nuk ka njerëz të cilët janë të trajnuar dhe të aftë në përdorim të teknikës./Indeksonline/