11:39 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Familjarët i japin lamtumirën shqiptarit që humbi jetën në tragjedinë e Genovas

Miq, te aferm, e familjare, i kane dhene lamtumiren e fundit Admir Bokrines, nje prej dy shqiptareve qe humbi jeten ne tragjedine e Genoves, si pasoje e shembjes se ures Morandi.

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në Itali, familja e Admir Bokrinës, ka zgjedhur që familjarin e tyre ta nderojnë dhe në vendlindje, ne Shkoder.

Mësuesi i babait te Admirit Ruzhdi Poda mes lotësh shprehet se familja duhet të jene krenar sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në pune dhe jo duke u marrë me drogë.

Muhamet Çeka, i cili ka punuar me viktimën dhe babain e tij në Itali thotë se 32-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë dhe shume punëtor ndaj ndjen keqardhje të madhe.