Lojtarët e Realit do i mbushin xhepat, 70 milionë euro bonuse për ta
Sezoni, 2017/18 ishte i suksesshëm për Real Madirdin pasi klubi fitoi gjashtë tituj, katër nga skuadra e futbollit dhe dy nga skuadra e basketbollit.
Suksesi i tyre sportiv tani do të marrë edhe shpërblime financiare.
Drejtuesit e ”Los Blancos” i hapën llogaritë dhe konkluduan se do të duhen të marrin një bonus prej 70 milionë euro për sukseset e tyre.
Shuma më e madhe e këtyre parave – 55 milionë euro, do të shkojë për futbollistët për katër titujt (Superkupa e Spanjës, Superkupa e Evropës, Kupa e Botës për klube dhe Champions League).
Sergio Ramos negocioi me Florentino Perezin dhe Jos Angel Sanchez se lojtarët do të marrin bonuse më të mëdha në rast të triumfit në vitet e ardhshme.
Skuadra e basketbollit, nga ana tjetër, gjithashtu shijoi një vit të suksesshëm duke fituar Euroleaguen dhe ACB-n, ku secili lojtarë do të marrë nga 1 milion euro për dy titujt./IndeksOnline/