Dënohet me vdekje në Arabi Saudite aktivistja femër
Prokuroria publike në Arabi Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona, duke përfshirë edhe aktivisten femër për mbrojtje të drejtave, Israa al-Ghomgham, transmeton Indeksonline.
Organizata për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur gjykim terrorist, tribunalin që e dënoj aktivisten.
Israa besohet të jetë femra e parë në Arabi që dënohet me vdekje për mbrojtje të drejtave të femrave.
Që nga maji 13 persona janë arrestuar se kanë mbrojtur të drejtat e femrave. Israa dhe burri I saj janë arrestuar në vitin 2015 dhe kanë qenë të burgosur që nga ajo kohë./Indeksonline/