75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lira turke bie sërish – por investitorët e bursës janë duke ‘e blerë krizën’

Lira turke ka sërish rënie ndaj dollarit pasiqë investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar mbi gjendjen ekonomike të vendit.

Dollari është rritur 1,7% kundrejt lirës 6,0853 transmeton IndeksOnline.

Analistët e tregut thanë se rënia është shtyrë nga rënia e valutave të Turqisë nga agjencitë e vlerësimit të kreditit S & P dhe Moody.

Turqia ka luftuar rënien e lirave pas një mosmarrëveshje diplomatike me SHBA-në, që ka parë tarifa të vendosura nga të dyja palët.

‘Bussines Insider’ raporton se aksionet turke morën fluksin më të fuqishme të parave të gatshme.

“Një rritje në flukset hyrëse të Turqisë sugjeron që investitorët ishin ‘duke blerë rënien në mes të krizës së monedhës’ ” .

Koreja (217 milion dollarë) kishte fluksin më të madh, të ndjekura nga Turqia, ku një hyrje prej 191 milion dollarë ishte më e madhja që nga java e parë e janarit 2013.

Turqia tani ka zëvendësuar Kolumbinë si “tregu më i mbushur” në zhvillim për aksionet e investitorëve. /IndeksOnline/

Temat: