Kosovari i dënuar me 10 vjet burg, ekstradohet për Norvegji
Një shtetas nga Kosova ka marrë një dënim nga gjykata në Norvegji me 10 vjet burg për vepra penale që lidhen me drogën. Ai u arrestua në Morinë dhe u ekstradua drejt shtetit norvegjez, ku do të vuajë dënimin atje.
“U ekstradua në Norvegji, shtetasi në kërkim ndërkombëtar I.T., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi autoritetet Gjyqësore Norvegjeze, e kanë dënuar me 10 vjet burg, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Neni 162 i Kodit Penal Norvegjez”, thuhet në njoftim.