19:18 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Interpol Tirana ekstradon kosovarin në Mal të Zi

Shtetasi kosovar Xh.B., 39-vjeç, ishte arrestuar kohë më parë nga Policia e Shqipërisë pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Kolasin – Mali i Zi, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, transmeton Indeksonline.

Kosovari dje është ekstraduar nga Interpol Tirana tek autoritetet malazeze.

“Më datë 04.12.2018, në S.P.K.M Hani i Hotit, u ekstradua në dalje, nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi kosovar Xh.B., vjeç 39, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kolasin – Mali i Zi, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj hiqe lirie, për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, parashikuar nga nenet 240/1 paragrafi i parë lidhur dhe me nenin 23 dhe 49, neni 403/2 të Kodit Penal të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Indeksonline/