Një familje e mrekullueshme si kjo e Vedat Ademit
Këngëtari kosovar, Vedat Ademi ka mbushur sot 36 vite jetë. Në këtë ditë të veçantë për të, Vedati ka bërë një gjest ndryshe.
Ai për herë të parë ka prezantuar para ndjekësve të tij, djalin e vogël, Eren Nik Ademin, shkruan Indeksonline.
Për të shënuar këtë ditëlindje, Vedati ka realizuar një set fotografik me gruan dhe dy djemtë e tij.
Momente nga prapaskena e setit dhe jetës së lumtur që ka, Vedati i ka përbledhur në një video që e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
“lumtur dhe i bekuar pafund ne kete ditelindje, ju prezantoj per here te pare djalin tone Eren Nik Ademi #jonartademi #erennikademi @dorelaademi “, ka shkruar ai. /Indeksonline/