Jo veç Sinani, ky është këngëtari tjetër që do të këndojë në dasmën e Dua Lipës
Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private të mbajtur të dielën në Marylebone Town Hall në Londër.
Por, ceremonia civile duket se ka qenë vetëm fillimi, pasi festa e madhe e martesës pritet të organizohet gjatë ditëve në vijim.
Emisioni “Fol me Arin” në Klan Kosova mëson se në mesin e artistëve që pritet të performojnë në festën e martesës së Dua Lipës do të jetë edhe këngëtari shqiptar Besnik Çaka.
Po ashtu, është raportuar se pjesë e programit artistik mund të jetë edhe Sinan Vllasaliu, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

