75 Mall Live Search
14:56 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nëse ndihmoni policinë ruse, paguheni 150.000 dollarë

Qytetarët rus që ndihmojnë policinë që të zgjedhin krimet apo të kapin të dyshuarit mund të paguhen deri 150.000 dollarë, sipas një dokumenti të ministrisë së drejtësisë, transmeton Indeksonline.

Sipas dokumentit, të nënshkruar nga ministri Vladmir Kolokoltsev, do të ketë shpërblime me para për çdo kënd që ndihmon në zgjedhjen e ndonjë krimit apo lokalizon ndonjë të dyshuar do të paguhet nga buxheti i ministrisë , kjo vlen edhe për njerëzit që nuk kanë nënshtetësi ruse.

Nëse shpërblimi është deri në vlerë 7500 dollarë, ai duhet të aprovohet nga kreu i një drejtorie rajonale të ministrisë së brendshme, ndërsa nëse shpërblimi arrin shumën mbi 44.000 dollarë atëherë duhet të aprovohet nga zëvendës ministri i brendshëm, ndërsa nëse arrin 150.000 dollarë duhet të aprovohet nga vet ministri.

Buxheti që harxhohet për këso lloj shpërblime në Rusi shkon deri në 1.5 milionë dollarë. /Indeksonline/