SHBA uron Ukrainën në përvjetorin e pavarësisë, jep mbështetje kundër agresionit rus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë kanë shprehur përkrahjen e tyre kundrejt shtetit të Ukrainës.
Këtë e kanë theksuar edhe njëherë në një telegram urimi të drejtuar nga Ukraina prej Presidentit amerikan, Donald Trump dhe njerëzve amerikan, me rastin e festimit të 27 vjetorit të pavarësisë së këtij shteti.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin Ukrainën përballë agresionit rus. Ne i nderojmë ata që kanë luftuar dhe sakrifikuar për liri në Ukrainë dhe qëndrojmë prapa Ukrainës, teksa adopton reforma transformuese për të rritur prosperitetin, sigurinë dhe sundimin e ligjit. Miqësia midis vendeve tona është e thellë dhe jemi të përkushtuar për suksesin e një Ukraina të qëndrueshme, të begatë, demokratike dhe të lirë. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë dhe të punojmë me udhëheqësit dhe qytetarët e Ukrainës për të realizuar të ardhme të ndritshme dhe të qëndrueshme, të cilën njerëzit e Ukrainës e meritojnë.
Urimet më të mira për një vit paqësor dhe të begatë.” shkruhet në njoftim.
Ndryshe, Ukraina ditën e djeshme ka festuar ditën e pavarësisë së saj e cila u zyrtarizua 27 vite më parë me Deklaratën e Pavarësisë së vitit 1991. Kjo festë shënohet me një paradë ushtarake, që cdo vit mbahet në Kiev, pra në kryeqytetin e Ukrainës./Indeksonline/