Pal Lekaj paraqet projektin e Prishtinës me tramvaj (Video)
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paraqitur projektin se si do të dukej Prishtina me tramvaj.
Me një video në Facebook, Lekaj ka thënë se Ministria e tij do t’i ndihmojë komunës për të realizuar këtë projekt.
“Qyteti juaj dhe kryeqyteti i Republikës së Kosovës çdo ditë e më shumë po rritet e po zhvillohet. Në rrugëtimin drejt krijimit të një metropoli evropian, komunës do t‘i ndihmojë edhe Ministria e Infrastrukturës, me projekte konkrete.
Prishtina ka nevojë për linjën e tramvajit , që do ta afrojë atë edhe me qytetet tjera përreth.
Me videon në vazhdim, ju uroj vikend të këndshëm” shkruan Lekaj.